Sport

Bayerni mposht Paderbonin

Bayerni ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Paderbornit me rezultat prej 3 me 2.

Gnabry i dha epërsinë Bayernit në minutën e 25 të takimit, pas asistimit nga Tolisso, transmeton Koha.net.

Mysafirët barazuan shifrat një minutë para përfundimit të pjesës së parë përmes Srbenyt.

Por, në pjesën e dytë Bayerni shënoi edhe dy herë përmes Lewandowskit.

Derisa golin e dytë për mysafirët e shënoi Michel.

Bayerni është lider me 39 pikë, derisa Paderborni në vendin e fundit ka 16 pikë.