Man Utd mposht Chelsean dhe i afrohet në tri pikë

Man Utd mposht Chelsean dhe i afrohet në tri pikë

17 February 2020 23:09

Manchester United ka fituar derbin ndaj Chelseat për të bërë një hap të madh drejt afrimit me zonën që dërgon në Ligën e Kampionëve. Të hënën mbrëma Unitedi fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Chelseat, në kuadër të xhiros së 26-të të Premier Leagues angleze.

Anthony Martial shënoi për 1:0 në minutën e 45-të, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Harry Maguire në minutën e 66-të.

Manchester Unitedi tani është në vend të shtatë me 38 pikë. Vetëm tri pikë më shumë i ka Chelsea që renditet në vend të katërt. Tottenham Hotspur e Sheffield United qëndrojnë në mes të Chelseat e Unitedit.

Derbi është përcjellur me shumë kontraversitete të shkaktuara nga Sistemi VAR. Sipas BBC, Maguire nuk mori karton të kuq për një goditje ndaj Michy Batshuayi, ndërsa golat e Kurt Zoumas e Olivier Giroud janë anuluar nga VAR-i. Zoumas iu anulua goli për shtyrje, ndërsa Giroudit për pozitë jashtë loje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme