Barcelona ka vendosur që në fund të këtij edicioni të transferojë në radhët e veta, sulmuesin e Interit, argjentinasin Lautaro Martinez.
“Mundo Deportivo” ka shkruar të premten se Barcelona do të paguajë klauzolën e tij të lirimit në vlerë prej 111 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e tij, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMartinez, te Barcelona shihet si përforcim i madh dhe zëvendësim ideal për uruguajanin Luis Suarez. Martinez këtë edicion është njëri prej lojtarëve kryesor te Interi dhe sulmuesi më i vlerësuar në kampionatin italian.
22-vjeçari, këtë edicion ka shënuar 16 gola në 28 paraqitje për Interin në të gjitha garat. Ai te Interi u transferua në verën e vitit 2018 nga Racing Club për 25 milionë euro dëmshpërblim dhe me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2023.
Martinez ka edhe nëntë gola në 19 ndeshje me Argjentinën.