Newcastle po insiston në transferimin e mbrojtësit të majtë të Tottenhamit, Danny Rose, bëri të ditur “The Express” të enjten.
Newcastle është në kërkim të një përforcimi në anën e majtë të mbrojtjes. E ardhmja e Roset te Tottenhami është në dyshim pas ardhjes së trajnerit portugez, Jose Mourinho, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo, mbrojtësi i Anglisë pritet të mbetet në elitën angleze. Rose 29-vjeçar ka kontratë me Tottenhamin deri në verën e vitit 2021. Këtë stinor ka luajtur 12 ndeshje në të gjitha garat.
Ai është pjesë e përfaqësueses së Anglisë, me të cilën ka luajtur 29 ndeshje. Rose ka luajtur shumë pak që prej emërimit të Mourinhos trajner te Tottenhami. Në dy ndeshjet e fundit nuk u aktivizua fare.