Një klub i futbollit nga divizioni i tretë i garave në Egjipt ka zyrtarizuar futbollistin Ezz El-Din Bahader, i cili ka nënshkruar kontratë në moshën 75-vjeçare.
Edhe pse s’dihet a do të luajë në fushë, ai është bërë futbollisti profesionist më i moshuar në botë, duke thyer rekordin e Isak Hayik, që luajti deri në moshën 73-vjeçare për një klub në Izrael.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot, Federata e Futbollist në Egjipt ka regjistruar futbollistin më të moshuar në botë gjatë afatit kalimtar të dimrit. Ai është 75-vjeçari Ezz El-Din Bahader, që ka nënshkruar për klubin 6 October në divizionin e tretë”, ka njoftuar federata që ka shtuar se 75-vjeçari po bëhet gati për të hyrë në librin e rekordeve “Guiness”.
S’janë bërë të ditura akoma detajet e kontratës së futbollistit.