Egjiptiani Ezzeldin Bahader, që po synon të bëhet futbollisti më i vjetër profesionist në histori, ka realizuar gol në debutimin e tij në moshën 75-vjeçare, shkruan BBC të hënën, transmeton Koha.net.
Bahader duhet të luajë dy ndeshje të plota për t’u futur në Librin e Rekordeve të Guinnessit.
Ai nisi në mënyrë impresive, duke luajtur gjithë ndeshjen të shtunën për ekipin October 6, përkundër lëndimit. Ekipi garon në Kategorinë e Tretë të Egjiptit.
Babai i katër fëmijëve dhe gjyshi i gjashtë nipërve, shënoi nga penalltia në barazimin 1:1 të October 6 me rivalin Genius.
“Unë jam bërë futbollisti më i vjetër profesionist që ka shënuar gol në një ndeshje zyrtare. Kjo është një gjë që u arrit në minutën e fundit të ndeshjes, që kam menduar se nuk do të arrijë. Unë isha i lënduar dhe e gjitha që po shpresoja ishte të luaja gjithë ndeshjen dhe të luaj ndeshjen tjetër”, ka thënë Bahader.
EdhePas ndeshjes, Bahader pozoi për foto me lojtarë të skuadrës kundërshtare e po ashtu edhe me tifozë.
Ai duhet të luajë 90 minuta të plotë në ndeshjen e dytë, që do të mbahet me 21 mars, për t’u njohur si futobllisti më i vjetër ndonjëherë nga Libri i Rekordeve të Guinnessit.
Rekordin e mban izraeliti Isaak Hayik, që ishte 73 vjet e 95 ditë kur qëndroi në portë vitin e kaluar për skuadrën e rangut të ulët Ironi or Yehuda.
Sulmuesi Bahader, që ka pasur problem me lëndim gjuri, kishte luajtur në futboll amator, ndërsa bëri karrierë edhe si këshilltar i inxhinierisë civile dhe po ashtu ekspert i kultivimit të tokës.
Në janar, Federata e Futbollit të Egjiptit njoftoi se është regjistruar futbollisti 75-vjeçar që kurrë më herët nuk ka luajtur futboll profesionist.
Edhe
Një klub në Egjipt nënshkruan me një futbollist 75-vjeçar
Ai kishte nisur të luante në rrugët e kryeqytetit Kajro si gjashtëvjeçar, por vetëm gati shtatë dekada më vonë ai i shkroi klubeve për të realizuar ëndrrën e tij.
Klubi me seli në Kajro, October 6 vendosi të transferonte atë.
“Është shumë mirë për Egjiptin që të ketë dikë në Librin e Rekordeve të Guinnessit dhe po ashtu për ne si klub”, ka thënë trajneri i klubit Ahmed Abdel Ghany. “Sinqerisht, ne nuk do të përfitojmë nga ai në aspektin teknik, por ne e kemi rehabilituar atë në periudhën e kaluar në mënyrë që të jetë në gjendje të luajë 90 minutat apo 180 minutat sa kërkohen për të hyrë në Librin e Rekordeve të Guinnessit”.
Bahader së fundi ka qenë duke stërvitur me klubin e po ashtu në shtëpi me trajner personal për të vendosur rekordin.