Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, po vazhdon me formë impresive këtë stinor. Immobile në fundjavë shënoi “hat-trickun” e tij të parë në ligë këtë stinor, duke arritur në shifrën e 23 golave në 19 ndeshje në Serie A. Ai ka edhe pesë asistime në elitën italiane.
Immobile 29-vjeçar po e udhëheq garën për “Këpucën e Artë” që i jepet golashënuesit më të mirë në ligat evropiane. Me 23 gola të shënuar, ai ka 46 pikë sipas sistemit të pikëve që bazohet në koeficientin e UEFA-s. Pas tij janë Robert Lewandowski i Bayern Muenchenit dhe Timo Werner i RB Leipzigut që kanë shënuar nga 20 gola në Bundesligë dhe kanë mbledhur nga 40 pikë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJamie Vardy i Leicester Cityt zë vendin e katërt me 34 pikë, falë 17 golave në Premier league, ndërsa Cristiano Ronaldo i Juventusit ka 32 pikë, falë 16 golave të shënuara në Serie A.
Lojtari i fundit italian dhe i Serie A që ka fituar “Këpucën e Artë” ishte Francesco Totti në stinorin 2006/07, kur shënoi 26 gola dhe mblodhi 52 pikë. Ndërkohë Luca Toni e kishte fituar në stinorin 2005/06 me Fiorentinën me 31 gola.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)