Sport

Wolverhamptoni në garë për Olmon

Foto: Getty Images

Skuadra e Premier Leagues, Wolverhampton, i është bashkuar garës për të transferuar mesfushorin ofensiv të Dinamo Zagrebit, Dani Olmo, raportuan mediumet kroate të hënën.

Olmo, 21-vjeçar, është në listën e dëshirave të Milanit. Drejtori i Milanit, Zvonimir Boban po tenton të përdorë kontaktet e tij që ka në Kroaci për të siguruar transferimin, transmeton Koha Ditore. Mirëpo, Dinamo po kërkon 25 milionë euro për të liruar Olmon, shifër që po vlerësohet tepër e madhe nga krerët e Milanit.

Wolverhamptoni është futur në garë për 21-vjeçarin dhe ka shprehur gatishmëri për të paguar shifrën e kërkuar nga Dinamo. Barcelona e RB Leipzig po ashtu po interesohen për Olmon.

Olmo te Dinamo gjendet që nga vera e vitit 2014, kur u transferua nga të rinjtë e Barcelonës. Ai këtë stinor ka luajtur 22 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar shtatë të tjerë.