Sulmuesi anglez i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, pritet të mbetet jashtë fushe për disa javë, pas një lëndimi të shpinës, ka njoftuar trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer të dielën.
Rashford 22-vjeçar ka marrë lëndimin gjatë ndeshjes të së mërkurës në FA Cup kundër Wolverhamptonit, të cilën Unitedi e fitoi 1:0, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai ka marrë disa goditje kur u aktivizua ndaj Wolverhamptonit dhe i është përkeqësuar gjendja e shpinës. Kishte probleme më herët. Sigurisht se po i japim kohë të rikuperohet dhe të pushojë, para se të kthehet në fushë”, ka thënë Solskjaer për “Sky Sports”.
“Nuk pres që ai të kthehet për disa javë”, shtoi ai.