Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Young kalon tek Interi

Ekipi i Interit ka prezantuar mbrojtësin e krahut, Ashley Young.

Young, i cili ka qenë pjesë e Manchester Unitedit, pasi ka kryer kontrollimet mjekësore tek Interi, sot është prezantuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për kartonin e tij, Interi i ka paguar Manchesterit 1.5 milionë euro dëmshpërblim, pasi anglezi kishte kontratë deri në fund të këtij edicioni.

Young 34-vjeçar, me Interin ka firmosë kontratë deri në fund të edicionit 2020/21. Ai këtë edicion ka një gol e një asistim në 18 ndeshje në të gjitha garat.

Ai ka qenë pjesë e Manchesterit prej vitit 2011, kur u transferua nga Aston Villa. Ka 29 ndeshje e shtatë gola me Anglinë.