Florindo e kompleton rrugëtimin e jashtëzakonshëm nga Haiti në Lojërat Dimërore të të Rinjve

Florindo e kompleton rrugëtimin e jashtëzakonshëm nga Haiti në Lojërat Dimërore të të Rinjve

17 January 2020 13:57

I lindur në Haiti, i adoptuar në moshën trevjeçare dhe i rritur në Francë, Mackenson Florindo nuk është një skitar tipik.

Tash 17-vjeçar, Florindo është bërë olimpisti i parë dimëror nga Haiti në një moment që koincidon me dhjetëvjetorin e tërmetit që shkatërroi ishullin në Karaibe.

Garuesi i vetëm i Haitit në Lojërat Olimpike Dimërore të të Rinjve në Lausanne këtë vit, Florindo përfundoi i 51-i nga 77 garues në sllallomin e madh të hënën në Les Diablerets dhe nuk e përfundoi fare garën në sllallom.

Mirëpo për të kishte rëndësi vetëm fakti se e përfaqësoi Haitin në Lojërat Olimpike Dimërore të të Rinjve.

“Është një moment shumë i mirë, i jashtëzakonshëm. Kam bërë disa shokë të rinj. Ishte e vështirë gara, por jam i lumtur me të. Ka qenë shumë emocionuese dhe e rëndësishme për mua, pasi nuk kam menduar se do të jem këtu. Kur erdha e dija se gara do të jetë e vështirë dhe dhashë më të mirën. E di se çfarë duhet të bëj që të përmirësohem dhe do të punoj në atë aspekt”, ka thënë Florindo.

Nëna adoptuese e skitarit, Valerie Florindo, ishte shumë krenare me të.

“Ai është paraqitur shumë mirë. Është shumë kënaqësi, pasi mundohem që gjithmonë ta përkrah atë sa më tepër që është e mundur”, ka thënë Florindo.

Florindo është lindur në një familje haitiane në fshatin Verrettes, rreth 60 kilometra në veri të kryeqendrës, Port-au-Prince, në vitin 2002. Pasi familja e tij nuk mund të përballonte të ushqente atë dhe ta rriste në mënyrë të denjë, nëna biologjike e dërgoi djalin në jetimore në vitin 2005, kur ai ishte trevjeçar. Gjashtë muaj më vonë ai u dërgua në një jetimore në Francë. Nga atje u adoptua nga familja Florindo dhe është rritur në një rajonn malor në afërsi të Grenobles....(Më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme