Sport

Mustafi drejt largimit nga Arsenali

Descriptive Text

Largimi i Shkodran Mustafit nga Arsenali gjatë janarit, duket i pashmangshëm.

Paraqitjet jo të mira gjatë vitit 2019 dhe gabimet e shumta, kanë bërë që 27-vjeçari të mos jetë më i dëshiruar në klubin anglez, transmeton KTV.

Mustafi nuk bënte pjesë në planet e ish - trajnerit Unai Emery, por as të trajnerit të ri, Mikel Arteta.

Së fundmi, futbollisti shqiptar, e ka ndërruar edhe kompaninë e menaxhimit dhe pritet që gjatë janarit të bëhet me skuadër të re.

Për Mustafin, janë të interesuara disa klube në Itali dhe Spanjë.

Shkodran Mustafi që u transferua tek Arsenali nga Valenica për 35 milionë euro, ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2021.