Roma raportohet se ka rritur ofertën për Chris Smallingun në 15 milionë euro plus tri të tjera në bonuse, duke iu afruar çmimit që kërkohet nga Manchester Unitedi.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, dy klubet janë në negociata për të bërë transferim të përhershëm kalimin e anglezit në Olimpico.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUnitedi kërkon 20 milionë euro për qendërmbrojtësin që po shkëlqen këtë edicion si i huazuar te Roma.
Ai pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare dhe të fitojë 3.2 milionë euro te skuadra romake.
Klubi italian ka paguar tre milionë euro për huazimin e lojtarit që ka shënuar dy gola e ka pasur një asistim në 15 paraqitje.