Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aston villa heq dorë nga Rashica

Aston Villa ishte në mesin e skuadrave që kërkonte transferimin e Milot Rashicës së Werder Bremenit.

Megjithatë, klubi anglez si duket është dorëzuar, pasi Werderi kërkon 41 milionë euro për 23 vjeçarin, shumë kjo që Aston Villa nuk mund ta paguajë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për yllin e skuadrës gjermane dhe të Kombëtares së Kosovës, interesim kanë shfaqur edhe shumë klube të mëdha, në mesin e tyre edhe Tottenhami dhe Napoli, transmeton KTV.

Raportohet se nëse largohet nga Werderi, Rashica preferon kalimin te një skuadër që luan në Ligën e Kampionëve.

9 gola e 3 asistime në 15 ndeshje të luajtura këtë sezon, është bilanci i këmbëshpejtit nga Vushtrria, që në Gjermani e quajnë “raketa”.