Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aston Villa ende e interesuar për Rashicën

Foto: DFB

Aston Villa ende është e interesuar për sulmuesin e Werder Bremenit dhe të Kosovës, Milot Rashica, bën të ditur “DeichStube”.

Villa e kërkoi me ngulm sulmuesin e talentuar 24-vjeçar në afatin kalimtar veror, ndërsa e ka kthyer vëmendjen tek ai sërish, transmeton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Anglezët synojnë që të bëjnë tjetër ofertë në muajin janar për ish-sulmuesin e Vushtrrisë. Werderi sipas raportimeve të muajve më parë ka qenë i interesuar që ta shesë futbollistin kosovar, por vetëm me një çmim të arsyeshëm.

Në këtë fillim sezoni, Rashica i ka luajtur vetëm katër ndeshje, me totalin e 207 minutave.