Sipas “Sky Germany”, Hertha Berlin dëshiron të nënshkruajë me mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka, në afatin kalimtar të janarit.
Kryetrajneri Jurgen Klinsmann, ish-sulmuesi i Tottenhamit, është në kërkim të një mesfushori dhe synon reprezentuesin zviceran, e ardhmja e të cilit është e pasigurt pas një përplajseje me tifozët e Arsenalit, raporton SkySports, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sky Germany” thotë se klubi i Bundesligës, i cili është në vendin e 13-të në tabelë, shpreson ta bindë Xhakën dhe Arsenalin për arritjen e një marrëveshjeje me një “paketë të ndjeshme financiare”.
Mendohet se Xhaka mund të jetë i hapur për një kalim në stadiumin “Olympia”, pasi atij iu hoq shiriti i kapitenit të Arsenalti nga ish-menaxheri i klubit Unai Emery.