Interesimi i Bayer Leverkusenit në Granit Xhakën është bërë publike nga mediat angleze, por mediumi zviceran “90min” ka shkruar të shtunën se edhe Borussia Dortmundi po e përcjellë me kujdes situatën e mesfushorit shqiptar.
Xhaka 32-vjeçar pritet të rikthehet në Bundesligë në afatin kalimtar të verës.
Për futbollistin që përfaqëson Zvicrën si opsion rikthimi mund të jetë edhe ish-skuadra e tij, Borussia Moenchengladbach.
Xhaka është pjesë e Arsenalit prej vitit 2016 dhe ka qenë një prej lojtarëve kryesor në formacionin e Mikel Artetas.
Ai ka kontratë deri në vitin 2024.
Xhaka në këtë edicion ka kontribuuar me 14-të gola e 14-të asistime në të gjitha garat, në 44 ndeshje të luajtura.