Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça i ofron Messit rinovimin e kontratës

Krerët e Barcelonës i kanë ofruar yllit argjentinas Lionel Messit rinovimin e kontratës deri në verën e vitit 2022.

“Mundo Deportivo” ka raportuar të premten se palët tashmë kanë nisur negociatat edhe pse Messi ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Te Barcelona janë të bindur se shumë shpejtë do të zyrtarizohet marrëveshja, pasi Messi është lojtari më i rëndësishëm për klubin, transmeton Koha Ditore.

Sulmuesi 32-vjeçar, është i pazëvendësueshëm te Barcelona në 16-të edicionet e fundit, duke vendosur rekord për golat e shënuar, me 617 gola në 704 paraqitje deri më tani. Ai gjithashtu, me Barcelonën ka fituar edhe çdo trofe të mundshëm ekipor.

Messi së fundi e fitoi “Topin e Artë” për herën e gjashtë kurse këtë edicion ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar nëntë herë në 17 ndeshje.