Bayern Munichu ka mposhtur 3 me 1 Freiburgun e Borussia Monchengladbachu 2 me 0 Paderbornin për të vazhduar garën për titull në Bundesligë.
Bavarezët fituan si mysafirë të Freiuburgut me golat e Robert Lewandowskit, Joshua Zirkzees e Serge Gnabryt. Te vendasit shënoi Grifo.
Në ndeshjen tjetër të xhiros së 16-të në Bundesligë, Gladbachu fitoi falë golave të Alassane Pleas e Lars Stindlit.
Monchengladbachu është i dyti në tabelë me 34 pikë, aq sa ka Leipzigu si lider. Bayerni është i treti me 30 pikë të tubuara.
