Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Buffoni do të rinovojë me Juventusin

Portieri italian Gianluigi Buffon nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli aktiv në fund të këtij edicioni, pasi pritet të rinovojë kontratën me Juventusin deri në verën e vitit të ardhshëm.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”. Buffon që u rikthye te Juventusi para fillimit të këtij edicioni pas një viti te PSG-ja, ka kontratë me ekipin italian deri në qershorin e vitit të ardhshëm, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

41-vjeçari, ka qenë pjesë e Juventusit për 17 vjet përpara se të largohej vitin e shkuar derisa karrierën e ka nisur te Parma.

Ai këtë edicion, ka regjistruar shtatë paraqitje në të gjitha garat deri më tani. “Juventusi dhe Buffon janë në negociata për rinovimin e kontratës edhe për një vit, pasi portieri 41-vjeçar po planifikon të luajë edhe edicionin tjetër”, ka shkruar gazeta italiane. Buffon me Juventusin ka fituar nëntë tituj kampioni në Serie A.