Dortmundi e Leipzigu kanë barazuar 3 me 3 në xhiron e 16-të të Bundesligës.
Julian Weigl realizoi i pari për Dortmundin në epërsi, para se Julian Brandt të dyfishonte epërsinë e “Milionerëve” në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Timo Werner me dy gola të shpejtë në fillim barazoi gjithçka.
Jadon Sancho e Patrik Schik realizuan dy golat tjerë të ndeshjes.
Leipzigu është lider në Bundesligë me 34 pikë, tri më shumë se ndjekësi i parë e katër më shumë se Dortmundi që është i treti.
