Barcelona nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Real Sociedadi.
Ekipet ndanë pikët duke barazuar me rezultat prej 2 me 2, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOyarzabal ishte ai që i dha epërsinë Sociedadit në minutën e 12, duke shënuar nga penaltia.
Kurse shifrat i barazoi Griezmanni në minutën e 38 pas asistimit nga Suarezi, i cili i dha epërsinë Barçës në minutën e 49.
Por, një pikë vendasve ia siguroi Isaku duke shënuar në minutën e 62.
Barça në krye të tabelës ka 35 pikë, derisa Sociedadi në vendin e katërt ka 28 pikë.