Mesfushori spanjoll Saul Niguez pritet që karrierën ta vazhdoj në Premier League, te Manchester Unitedi, pasi ekipi anglez po insiston për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.
Kështu, ka njoftuar të martën e përditshmja britanike “Daily Mail”.
Mësohet se Manchesteri tashmë ka kontaktuar Atletico Madridin për Niguezin, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer, transmeton Koha Ditore.
Ai te ekipi anglez shihet si përforcim i duhur për repartin e mesfushës pas paraqitjeve të mira që po bën vitet e fundit te ekipi spanjoll.
Niguez ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2026 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 150 milionë eurosh. 25-vjeçari, ka edhe 19 ndeshje me Spanjën kurse këtë edicion ka një gol në 20 paraqitje.