Pa i mbushur një vit në Superligën e Kinës, te skuadra Shandong Luneng, mesfushori belg Marouane Fellaini ka vendosur të kthehet në Premier League, raportojnë mediumet angleze të hënën.
Fellaini në janar të këtij viti u largua nga Manchester Unitedi për t’u transferuar te ekipi kinez për 15 milionë euro dëmshpërblim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë edicion ai ka 12 gola e pesë asistime në 32 paraqitje te Shandong Luneng në të gjitha garat dhe ka kontratë deri në fund të vitit 2021, transmeton Koha Ditore. Por, dëshira e tij është të kthehet në Premier League, pasi e ka kontaktuar trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho.
Ky i fundit është i gatshëm të paguajë dhjetë milionë euro dëmshpërblim për 32-vjeçarin. Fellaini në Angli, karrierë ka bërë edhe te Evertoni.