Sport

Bashkimi mposht Pejën, Feronikeli “shkatërron” Lipjanin

KB Bashkimi e KB Feronikeli kanë shënuar fitore ndaj Pejës, përkatësisht Lipjanit në kuadër të Supërligës së Kosovës në basketboll.

Në “Sezai Surroi” KB Bashkimi shënoi fitore me rezultat prej 75-67, transmeton Koha.net.

Më i miri në parket për Bashkimin ishte Ujkan Karanezi, i cili shënoi 17 pikë, pati 8 kërcime e 3 asistime.

Derisa te Peja më efikasi ishte Henrik Sirko me 22 pikë, 12 kërcime e 4 asistime.

Në sfidën tjetër Feronikeli e mposhti në udhëtim Lipjanin me rezultat të thellë 112:59.

I pandalshëm për Feronikelin në parket ishte Tyron Garland me 32 pikë, 5 kërcime e 8 asistime.

Kurse te Lipjani më i miri ishte Fazli Vitia me 18 pikë, 8 kërcime e 3 asistime.