Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është duke u interesuar për transferimin e mbrojtësit të Leicester Cityt, Caglar Soyuncu, njofton “Sunday Times”.
Reprezentuesi i Turqisë ka pasur një start fenomenal këtë stinor, duke e ndihmuar skuadrën e tij të ketë një prej mbrojtjeve më të mira në Premier League, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGuardiola është duke kërkuar një qendërmbrojtës në afatin kalimtar të janarit dhe Soyuncu shihet si përforcim ideal.
Soyuncu 23-vjeçar është transferuar nga Freiburgu në verën e vitit 2018 për 21 milionë euro. Ai ka kontratë me Leicesterin deri në verën e vitit 2023.
Këtë stinor ka luajtur në të 14 ndeshjet në Premier League. Po ashtu ka edhe një ndeshje në League Cup.