Sport

Rrahmani: Faleminderit Kosovë, ëndrra vazhdon në mars

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka falënderuar tifozët për mbështetjen, derisa ka theksuar se ëndrra për kualifikim në Euro 2020 vazhdon në mars ndaj Maqedonisë.

Kosova mbrëmë pësoi me rezultat prej 2 me 1 ndaj Çekisë në Plzen, duke humbur mundësinë që të kualifikohet direkt në Euro 2020, transmeton Koha.net.

“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen, ëndrra jonë vazhdon në muajin mars ku kemi gjysmëfinalen me Maqedoninë, por para saj e kemi të dielën ndeshjen e rëndësishme që t’i tregojmë të gjithëve që nuk jemi të lehtë për asnjë kundërshtar. Faleminderit Kosovë”, ka shkruar Rrahmani.