Sport

Një transferim përrallor i kthyer në makth

Descriptive Text

Për një klub të madhësisë së Barcelonës është e kuptueshme se jo të gjitha transferimet ndezin. Siç kishte thënë Lionel Messi dikur, jo të gjithë mund të përballojnë presionin në “Camp Nou”.

Por transferimi 14 milionë eurosh i Keirrisonit në vitin 2009, vlerësohet një nga transferimet më të dështuara në histori të Barçës, shkruan sot Koha Ditore.

Braziliani ishte vetëm 20-vjeçar dhe në atë kohë konsiderohej si një prej sulmuesve më premtues në botë. Një dekadë më vonë, ai është lojtar i lirë dhe hamendësohet se çfarë shkoi keq.

Një lojtar që ishte menduar se do të jetë një prej blerjeve më të mëdha të Barcelonës, tash mbahet në mend si një prej më të dështuarave.

Karriera e Keirrisonit nisi me shumë bujë.

Si tinejxher, ai e ndihmoi Coritiban të ngjitet në Serie A të Brazilit, para se të shkëlqente edhe në stinorin e radhës në elitë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)