Disa ditë përpara, ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, thotë se mezi po e pret ballafaqimin e Anglisë me Kosovën, këtu në “Fadil Vokrri”, këtë të diel.
Në një deklaratë ekskluzive për KTV-në, Abbott thotë se ndeshja e parë në Kosovë, ndërmjet këtyre dy shteteve, është moment për festë të madhe, dhe forcim marrëdhëniesh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAbbott thekson se ai dhe tifozët anglezë tashmë po e ndiejnë mirëseardhjen e madhe që është përgatitur si nga Federata e Futbollit, ashtu edhe nga Dardanët.
Ambasadori i ri nga Londra, është i impresionuar me formën e lojtarëve kosovarë dhe pret që rezultati të jetë i ngushtë, sikurse në Southampton, në ndeshjen e parë.
Ballafaqimi i madh i së dielës është ndeshja e fundit kualifikuese për të dyja kombëtaret në kuadër të Grupit A. Anglia pritet të shkojë tutje nga vendi i parë, kurse Kosova do të provojë që ta kalojë Çekinë në garë për vendin e dytë që çon në Evropian.