Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosovarët, në tentime të dëshpëruara për të blerë bileta për Kosovë-Angli

Njëkohësisht në telefona mobilë dhe në kompjuterë, qindra e mijëra kosovarë kanë tentuar të sigurojnë një biletë për ndeshjen Kosovë - Angli.

Shumica prej tyre kanë dështuar, pasi që ueb-faqja e kompanisë TiksAPP, sërish ka rënë në sistem, raporton KTV.

Skena siç mund t’i shihni në video, janë përsëritur në shumë shtëpi e vende pune, pasi shikues të “Interaktivit” kanë dërguar qindra sosh.

Ueb-faqja Tiks.APP ka rënë nga sistemi qysh para orës 16, kur pritej të niste shitja e biletave.

Pak kohë më vonë, në rrjete sociale kompania e njëjtë është arsyetuar me ngarkesë të madhe, shkaku i interesimit, që ka rezultuar me pamundësinë për t’u futur në ueb-faqe.

Edhe Të lodhur nga blerja online e biletave, tifozët kërkojnë të kthehet sistemi i vjetër Video Të lodhur nga blerja online e biletave, tifozët kërkojnë të kthehet sistemi i vjetër

Televizioni ka tentuar të flasë edhe me zyrtarë të Federatës së Futbollit, por asnjëri nga ta, nuk u është përgjigjur thirrjeve , përjashtuar zëvendëssekretarin Arianit Ahmeti, i cili ka thënë të mos jetë kompetent për këtë çështje.

Megjithëse i kanë përsëritur dyshimet për keqpërdorime me shitjen e biletave dhe të frustruar nga pamundësia për të pasur një biletë, qytetarët kanë ironizuar me situatën.

“Që do të thotë, gratë e ministrave mujn me marrë bileta, na tifozat pos mujna me i kqyr lajmet...”.

Shpallje për bileta në shitje janë shfaqur në ueb-faqen merrjep, por në një rast, viktimë ka qenë ish-drejtori i Vala-s, Agron Mustafa, numri i të cilit është shfaqur në një prej shpalljeve, çka ka pasuar me dhjetëra thirrje në drejtim të tij.

Edhe Të lodhur nga blerja online e biletave, tifozët kërkojnë të kthehet sistemi i vjetër Sport Të lodhur nga blerja online e biletave, tifozët kërkojnë të kthehet sistemi i vjetër

Kosova luan të dielën me Anglinë në një prej ndeshjeve më të rëndësishme në rrugën për “Evropianin 2020”, e dështimi i sistemit me bileta, po vazhdon të përsëritet.

Por, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një prononcim për KTV-në ka thënë se ka kontaktuar me drejtuesit e kompanisë për shitjen e biletave dhe se ai ka marrë garanci se sistemi është duke funksionuar dhe nuk ka probleme.