Sport

30-vjetori i rënies së Murit të Berlinit u shënua edhe në Bundesligë

Hertha Berlin ka shënuar 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit duke e krijuar një kopje para ndeshjes në Bundesligë të shtunën.

Një kopje e këtij muri me shkrimin “kundër mureve bashkë me Berlinin” u vendos në vijën e mesit të fushës dhe u shkatërrua para nisjes së ndeshjes.

Hertha u mposht 4 me 2 nga Leipzigu në Stadiumin Olimpik.

Ekipi i Berlinit kishte veshur fanella nga sezoni 1989-90 për këtë rast.