Përfaqësuesja e Kosovës në futsall (futboll të sallës) ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet e kampionatit evropian që mbahet në vitin 2022 në Holandë, ka njoftuar të enjten Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).
Në shortin e tërhequr në Nyon të Zvicrës është caktuar që Kosova të jetë pjesë e Grupit F dhe për kundërshtarë do të ketë Gjeorgjinë, Gjermaninë dhe Austrinë.
Ndeshjet e rrethit të parë kualifikues për evropianin e vitit 2022 do të mbahen në Gjeorgji prej datës 29 janar deri më 2 shkurt të vitit të ardhshëm.
Javën e shkuar Kosova në futsall i mbylli kualifikimet për botërorin 2020 në kuadër të rrethit të dytë kualifikues.
Artikuj të ngjashëm
-
Futsall, Kosova mëson kundërshtarët e kualifikimeve për “Euro 2026”
-
Futsall, Kosova me kundërshtarë të vështirë për Botërorin 2028
-
Futsall, Kosova të premten nis kualifikimet për “Euro 2026”
-
Futsal: Kosova luan në udhëtim ndaj Gjeorgjisë, e pret Bullgarinë
-
Kosova në dy grupmosha mëson kundërshtarët për “Euro 2026”