Massimiliano Allegri mbetet favorit për të marrë postin e kryetrajnerit te Bayerni.
Sipas “Bild”, klubi bavarez ka refuzuar mundësinë që Arsene Wenger të jetë trajner i kampionit.
Gjiganti gjerman është aktualisht i treti në Bundesligë dhe ndau rrugët me Niko Kovaqin këtë javë dhe klubi pritet të caktojë zëvendësuesin gjatë pushimeve për ndeshjet ndërkombëtare.
Sipas “Bildit”, Wengeri ka kontaktuar për t’u ofruar shërbimet bavarezëve, por shefi i klubit Karl-Heinz Rummenigge nuk e pranoi.
Kjo e bën sërish Allegrin favorit edhe pse duket se ai preferon një kalim në Premier Ligë. Ai është pa klub që kur u largua nga Juventusi në qershor.