Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, dhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, kanë mbajtur takim me arbitrat e Superligës dhe Ligës së Parë, ka njoftuar të enjten sajti zyrtar i FFK-së.
Ky takim është mbajtur pas kritikave të fundit nga skuadrat elitare ndaj arbitrave, e që për pasojë patën edhe sulmin mbi anësorin Meriton Berisha në Gjilan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAdemi fillimisht ka shprehur keqardhje për këtë rast dhe ka kërkuar nga arbitrat që të jenë shumë më vigjilentë dhe profesionalë në punën e tyre.
Në njoftim thuhet se Ademi ka theksuar se nuk do të tolerohen gabimet dhe tendencat, pasi investimet e klubeve janë rritur dhe ato duhet mbrojtur me drejtësi maksimale në fushën e gjelbër.
“Gjithashtu, presidenti Ademi kërkoi nga gjyqtarët që të jenë sa më të koordinuar, të mos bëjnë gabime dhe të ruajnë rregullsinë e ndeshjeve, ngase puna e gjithsecilit prej tyre është me përgjegjësi të madhe”, përfundon njoftimi i FFK-së.