Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, dhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, kanë mbajtur takim me arbitrat e Superligës dhe Ligës së Parë, ka njoftuar të enjten sajti zyrtar i FFK-së.
Ky takim është mbajtur pas kritikave të fundit nga skuadrat elitare ndaj arbitrave, e që për pasojë patën edhe sulmin mbi anësorin Meriton Berisha në Gjilan.
Ademi fillimisht ka shprehur keqardhje për këtë rast dhe ka kërkuar nga arbitrat që të jenë shumë më vigjilentë dhe profesionalë në punën e tyre.
Në njoftim thuhet se Ademi ka theksuar se nuk do të tolerohen gabimet dhe tendencat, pasi investimet e klubeve janë rritur dhe ato duhet mbrojtur me drejtësi maksimale në fushën e gjelbër.
“Gjithashtu, presidenti Ademi kërkoi nga gjyqtarët që të jenë sa më të koordinuar, të mos bëjnë gabime dhe të ruajnë rregullsinë e ndeshjeve, ngase puna e gjithsecilit prej tyre është me përgjegjësi të madhe”, përfundon njoftimi i FFK-së.
-
Presidenti i FFK-së, Ademi, paralajmëron masa të ashpra ndaj gjyqtarëve në rast të gabimeve
-
Zero tolerancë ndaj gabimeve të qëllimshme të gjyqtarëve, thotë FFK-ja
-
Reagon kreu i FFK-së, paralajmëron ankesë edhe në CAS
-
KE e FFK-së thotë se do t’i njoftojë UEFA-n dhe FIFA-n për situatën rreth Agim Ademit
-
Agim Ademi në arrest shtëpiak për 30 ditë