Sport

Ish-lojtari i Arsenalit kërkon që Xhakës t’i merret shiriti i kapitenit

Foto: Reuters

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Nigel Winterburn, ka sugjeruar nga trajneri Unai Emery që mesfushorit Granit Xhaka t’ia heqë shiritin e kapitenit menjëherë.

Arsenali edhe pse pati epërsi 2 me 0 u ndal baras 2 me 2 me Crystalin të dielën, në një ndeshje që më shumë mbeti nën hijen e mesfushorit shqiptar. Xhaka u fishkëllye nga tifozët kur u njoftua se ai do të largohet nga fusha në minutën e 60-të. Ai reagoi ashpër duke hedhur shiritin e kapitenit e duke ecur ngadalë e duke fyer fansat, para se të hiqte fanellën e të dilte drejt tunelit e jo që të ndalej në bankinë.

Winterburn ka thënë se është shokuar me sjelljen e Xhakës dhe ka sugjeruar që menjëherë të hiqet shiriti i kapitenit nga ai.

“Isha shumë i befasuar, ai është kapiten i Arsenalit! Isha i shtangur kur ai afroi duart te veshët, hoqi fanellën dhe po fyente tifozët – nuk është diçka që pritni nga kapiteni juaj. Mendoj se Emery duhet ta heqë menjëherë nga lista e kapitenëve. Ai ka pesë kapitenë dhe kjo është e lehtë të bëhet”, ka deklaruar ai për “talkSPORT”.

Sipas Winterburnit, nëse Emery e përkrah Xhakën, “ai do të shohë përkrahjen e vërtetë për Arsenalin” duke shtuar se “do të vë veten në presion tejet të madh”.

Arsenali në mesjavë luan me iiverpoolin në Carabao Cup.

Image