Reparti ofensiv ka kohë që vlerësohet pikë e fortë e përfaqësueses së Kosovës në futboll. Kjo po konfirmohet nga lojtarët në klubet e tyre, në prag të dy ndeshjeve vendimtare për kualifikim në “Euro 2020”.
Është forma dhe bilanci i Vedat Muriqit dhe Milot Rashicës që trimëron “dardanët” para ndeshjeve me Çekinë dhe Anglinë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQendërsulmuesi Muriqi dhe sulmuesi i krahut te Kosova, Rashica, të shtunën kanë shënuar gola të bukur për të vazhduar formën e lartë të tyre në Turqi, përkatësisht Gjermani.
Golat i shënuan të ngjashëm. Muriqi, pasi mori një top nga mesi i fushës, u lirua mjeshtërisht nga një mbrojtës kundërshtar dhe pasi shtyu topin para goditi saktë me të majtën nga rreth 22 metra largësi për të shënuar gol të bukur në fitoren 5:1 të Fenerbahçes ndaj Konyasporit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)