Ankesat e klubeve në referimin e ndeshjeve të Superligës së Kosovës nuk kanë të ndalur.
Së fundmi, kryetari i Feronikelit, Naser Ramaj, ka treguar një ide se si mendon ai që mund të iket nga “trukimet”. Ai është shprehur se shumë gjyqtarë të Superligës e njerëz brenda FFK-së, janë të shitur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka propozuar ndarjen e Superligës së Kosovës në futboll nga Federata e Futbollit.
“Të ndahet Superliga nga Federata e Futbollit të Kosovës, ta mbajmë vet skuadrat e Superligës ta udhëheqin këtë ligë. Do të formohet edhe shoqata e Superligës”, ka thënë për KP kryetari i klubit kampion.
Pas 11 xhirove të zhvilluara, Feronikeli ka 19 pikë dhe është i pesti në tabelë, me pesë pikë prapa liderit, Gjilani.