Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja përgatit kontratë të re për Neymarin

Foto: Reuters

Paris Saint-Germaini shpreson se Neymari do të nënshkruajë kontratën e re me klubin.

Kontrata aktuale e yllit brazilian i skadon më 2022 dhe pas disa spekulimeve për largim në afatin kalimtar të verës, PSG-ja tani synon që t’ia vazhdojë kontratën yllit të saj, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Le10Sport raporton se me kontratën e re Neymari do të ishte pjesë e PSG-së deri në vitin 2024.

27 vjeçari është lidhur me një rikthim në La Liga, me Barcelonën e Real Madridin që kanë shprehur interesim për të.