Belgjika pritet të bëhet përfaqësuesja e parë që siguron matematikisht kualifikimin për Evropianin 2020 të futbollit.
Belgjika të enjten mbrëma e pret përfaqësuesen e vogël të San Marinos në ndeshjen e xhiros së shtatë të Grupit I të eliminatoreve për Evropianin 2020, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBelgjika ka fituar gjashtë ndeshjet e deritashme, duke shënuar 19 gola dhe pranuar një. Ndërkohë San Marino ka humbur të gjashtë ndeshjet, ndërsa ka pësuar 28 gola pa shënuar asnjë.
Kualifikimi i Belgjikës është thuajse i sigurt të enjten. Edhe nëse ndodh ndonjë befasi, Belgjika prapë do të kualifikohej nëse Kazakistani barazon me Qipron.
"Ne nuk marrim asgjë për të sigurt. Ne e dimë se ndeshja e së enjtes ka dallim të madh në cilësi, por ne duam t'u dhurojmë tifozëve tanë spektakël dhe kualifikim në shtëpi", ka thënë seleksionuesi i Belgjikës, Roberto Martinez....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)