Sport

Kthimi i pasuksesshëm i Behramit në vendin të cilit i dha shumë

 

Ishte vlerësuar "mbret i transferimeve" e "transferim i veçantë". Por kalimi i Valon Behramit te skuadra e Superligës zvicerane, Sion, doli të jetë plotësisht i dështuar. Presidenti i Sionit e ka pasur për kohë të gjatë Behramin në listën e dëshirave, ndërsa është pritur që ai të bëhet lider i skuadrës dhe të udhëheqë Sionin drejt niveleve të reja. Por ish-reprezentuesi shumëvjeçar i Zvicrës largohet nga Sioni pa lënë asnjë gjurmë.

Të enjten zyrtarisht, Behrami dhe Sioni i kanë dhënë fund bashkëpunimit, duke shkëputur kontratën me marrëveshje të dyanshme. Behrami 34-vjeçar duhet të presë janarin për të kaluar në skuadër të re, ndërsa e ka përjashtuar mundësinë e pensionimit, ndonëse sipas mediave zvicerane edhe përfundimi i karrierës është opsion, nëse nuk gjendet skuadër e duhur jashtë Zvicrës në afatin e janarit, shkruan sot Koha Ditore.