Barcelona është skuadra e fundit që është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Chelseat, brazilianit Willian.
Mediumet spanjolle kanë raportuar të enjten se drejtuesit e Barcelonës tashmë kanë kontaktuar Willianin, i cili ka kontratë me Chelsean deri në fund të këtij edicioni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Barça janë të gatshëm ta transferojnë Willianin gjatë afatit kalimtar të janarit për një dëmshpërblim të vogël.
Ai shihet si përforcim i duhur te Barcelona, pasi ka paralajmëruar largimin nga ekipi londinez verën tjetër.
Willian 31-vjeçar, është pjesë e Chelseat prej vitit 2013, kurse këtë edicion ka shënuar dy gola në tetë paraqitje në të gjitha garat.
Reprezentuesi i Brazilit, karrierë në Evropë ka bërë edhe te Anzhi e Shakhtar Donetsku. Pos Barcelonës për shërbimet e tij po insistojnë edhe Juventusi, Atletico Madridi, Milani e Roma.