Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është i interesuar që të bëhet trajneri i Manchester Unitedit, raporton The Guardian.
Raportohet se tashmë italiani ka filluar të mësojë edhe anglishten me Premier Ligën si njërin nga destinacionet e tij të mundshme, e me Old Traffordin destinacionin e tij të preferuar, transmeton Koha.net.
Allegri është trajner i lirë që kur ishte larguar nga Juventusi në fund të sezonit 2018/19.