Barcelona kaloi shumicën e kohës në verë duke tentuar ta rikthejë Neymarin në klub, dy vjet pasi ai u largua te Paris Saint-Germaini. Por të premten tentimet e brazilianit për të negociuar me skuadrën e tij të vjetër përfunduan në padi reciproke.
Një marrëveshje për të evituar gjyqin dukej afër të premten në mëngjes, para se të dështonte në momentin e fundit, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNeymar, 27-vjeçar, e ka vizituar Barcelonën, por përfundimisht zgjodhi të mos paraqitet në gjykatë, ku po e padit skuadrën kampione të La Ligas për një bonus lojaliteti prej 26 milionë eurosh, që nuk i është dhënë.
Përfaqësuesit e të dyja palëve kanë dorëzuar dëshmitë e tyre, ndonëse kanë ende kohë për të arritur një marrëveshje para afatit përfundimtar më 21 tetor, për të paraqitur konkludimet e shkruara.
Paraqitja e Neymarit nuk ishte e nevojshme, dhe e nevojshme do të jetë vetëm në rast se shkohet në seanca gjyqësore, kështu që mungesa e tij fillimisht ishte parë si një shenjë se është arritur një marrëveshje e momentit të fundit. Por pasi kaloi natën në qytetin katalan, Neymar u largua para se të niste seanca.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)