Everton mund të transferojë futbollistin ofensiv të Borussia Dortmundit, Mario Goetze si lojtar të lirë verën e ardhshme, raportoi "Augsburger Allgemeine Zeitung" të premten.
Goetze 27-vjeçar nuk ka luajtur rregullisht këtë stinor dhe mund të detyrohet të largohet nëse minutazha e tij nuk rritet, transmeton Koha Ditore.
Pos Evertonit, për shërbimet e tij janë duke u interesuar edhe Sevilla e Lazio.
Goetze u kthye te Dortmundi në verën e vitit 2016 nga Bayern Muencheni për 22 milionë euro.
Ai ende mbahet në mend për golin që shënoi në finale të Botërorit 2014 në lojën shtesë në triumfin e Gjermanisë ndaj Argjentinës.