Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka emërohet kapiteni i ri i përhershëm i Arsenalit

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka emëruar mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka si kapiten të përhershëm të këtij klubi.

Emery ka informuar skuadrën e tij për këtë vendim në mëngjesin e sotëm, përpara udhëtimit të ekipit të Arsenalit drejt Old Trafford, ku do të përballen me Manchester United të hënën, transmeton koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Xhaka ka udhëhequr skuadrën në gjashtë nga tetë ndeshjet e tyre të para të këtij sezoni, por Emery nuk kishte marr vendimin përfundimtar nëse ai do të ishte kapiteni apo ajo.

Emery është konsultuar me lojtarët e ekipit para se të vendosë që Xhaka të caktohet kapiten i përhershëm.

Emery ende nuk ka caktuar zëvendës kapitenin e ekipit ndërsa Alexander Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang shihen si pretendentë kryesorë.