Sport

Granit Xhaka mund të bëhet kapiteni i ardhshëm i Arsenalit

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka pranuar se është duke kërkuar një kapiten të ri të skuadrës.

Muajin e kaluar Emery ka caktuar pesë emra të mundshëm për t’u bërë kapiten të skuadrës dhe njëri nga ta ka qenë edhe Granit Xhaka,.

“Për momentin Koscienly ka kontratë me neve, mirëpo ne do të flasim dhe shohim nëse ai do të largohet. Kapiteni i ardhshëm mund të jetë Granit Xhaka i cili vitin e kaluar ka luajtur shumë si kapiten, dhe ishte kapiten edhe në dhomën e zhveshjes”, deklaroi ai.

Emery la të hapur mundësinë që të caktojë si kapiten edhe Mesut Ozil ose Nacho, dhe se ai dëshiron tre deri në pesë kapitenë në ekip./kp