Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alba për disa javë jashtë fushës

Foto: Reuters

Skuadra e Barcelonës nuk do të mundë të llogaritë në shërbimet e mbrojtësit të majtë, Jordi Alba që është i detyruar të pauzojë të paktën për dy javë shkaku i lëndimit.

Mediumet spanjolle kanë njoftuar të mërkurën se Alba pësoi një tërheqje muskulore në ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit në Champions që përfundoi pa gola dhe u detyrua të largohet nga fushë pas vetëm 40-të minutave lojë, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për shkak të këtij lëndimi, mungesa e Albas tashmë është konfirmuar për ndeshjen kampionale kundër Granadas që luhet këtë fundjavë.

"Jordi Alba pritet të pauzojë të paktën për dy javë pas lëndimit që e mori në duelin e fundit me Borussia Dortmundin", ka njoftuar skuadra e Barcelonës.

Alba këtë edicion ka regjistruar katër paraqitje në La Liga.