Sport

Llapi i motivuar kërcënon lideren

Llapi i motivuar kërcënon lideren

Pasi fitoi derbin me Prishtinën në "Fadil Vokrri", trajneri i Llapit, Tahir Batatina, synon të fitojë edhe një derbi tjetër. Tash po mendon për tri pikët ndaj Dritës që udhëheq në klasifikim dhe llogaritet ndër skuadrat më të forcuara.

Dueli do të luhet të mërkurën (sot, 16:00) në stadiumin "Zahir Pajaziti" në Podujevë dhe vlerësohet derbi i xhiros së pestë të Superligës në futboll, shkruan sot Koha Ditore.