Lloris synon ta vazhdoj karrierën në MLS

Lloris synon ta vazhdoj karrierën në MLS

17 September 2019 14:06

Portieri i Tottenhamit, Hugo Lloris ka bërë të ditur se pas largimit nga ekipi londinez do ta vazhdoj karrierën në MLS.

Kështu ka shkruar të mërkurën "France Football". Lloris 32-vjeçar, ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2022 kurse është pjesë e këtij ekipi prej vitit 2012, transmeton Koha Ditore.

Ai ka thënë se nuk do ta përfundoj karrierën te Tottenhami, por në MLS ku edhe synon të luaj edhe për disa vite tjera.

"Mund të luaj edhe për disa vite, kështu që pas largimit të Tottenhamit sipas të gjitha gjasave do të vazhdoj karrierën në MLS", është shprehur Lloris që është reprezentues i Francës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme